E ndë jemi djelm, jemi edhe pjesëtarë, pjesëtarë të Perndisë, e pjesëtarë bashkë me Krishtinë. Po nd’është që besojëmë me të bashkë, që edhe të lëvdonemi me të bashkë.
Digjoni, o vëllazërit’ e mi të dashuritë, nukë ka cgjedhurë Perndia të varfërit’ e kësaj jetet, të pasurë ndë besë e klironomë të mbretërisë që ka taksurë ature që e duanë atë?
Vështroni ato që dukenë ndë faqe? Ndë ka njeri tharos mbë vetëhe të tij të jetë i Krishtit, le ta silloisjë pa këtë prej vetiut, që sikundr’ ësht’ ai i Krishtit, kështu jemi edhe nevet të Krishtit.
Mbë Avraamnë patnë qënë thënurë të taksuratë, edhe ndë farë të tij. Nukë thotë: Ndë farëra, si për shumë, po thotë si për një: Edhe ndë farë tënde, që këjo është Krishti.
Me besë ju çfaq nga Perndia Noesë për ato që edhe nukë dukishnë, me besë të trëmburë dërtoi Qivotonë për të shpëtuarë shtëpin’ e tij; për atë (Qivoto) katarisi jetënë, e u bë klironom të së drejtësë që vjen nga besa.