E kam edhe të tjera dhënd, që ato s’janë nga kij griq; po edhe këto duhetë që t’i mbëjedh unë, e do të më digjojënë zënë tim, e do të bënetë një griq vetëmë e një dëlmier.
Sepse nukë turpëronem për Ungjill’ të Krishtit, se ai është fuqi e Perndisë për të dhënë shpëtim mbë cilëdo që beson, përpara Çifutit, e pastaje Elinit.
E unë nukë jam më ndë botë, e këta ndë botë janë, e unë vij tek teje. Baba i shënjtëruarë, ruaj ndë ëmër tënd ata që pate dhënë mua, që të jenë një sikundrë jemi na.
Sepse është Shënjtëruarë burri i pabesë për gruanë të besësë. E gruaja e pabesë u Shënjtërua për burrë të besësë. Ndrishe djelmtë tuaj, do të qenë të molepsurë, e ndashti janë Shënjtorë.