Që të bëneni djelmt’ e Perndisë pa katigori, e të drejtë, të pafaj ndë mes të një filiet së shtrëmbërë e së dredhurë. Ndë mes t’ature ndritni si dielli fostirë ndë botë.
I thot’ asaj Iisui: Mos më zë, sepse nukë kam hipurë edhe te babai im; po hajde ndë vëllazër të mi, e thuaju ature: Hipëj te babai im e babai juaj, e te Perndia ime e Perndia juaj.
Pavllua Apostolli i Iisu Hristoit me të dashurë të Perndisë edhe vëllai Timotheoi mbë Qishë të Perndisë që është ndë Korintho, e mbë Shënjtorëtë që janë ndëpër gjith’ Ahai.