E ndë jemi djelm, jemi edhe pjesëtarë, pjesëtarë të Perndisë, e pjesëtarë bashkë me Krishtinë. Po nd’është që besojëmë me të bashkë, që edhe të lëvdonemi me të bashkë.
Mbë Avraamnë patnë qënë thënurë të taksuratë, edhe ndë farë të tij. Nukë thotë: Ndë farëra, si për shumë, po thotë si për një: Edhe ndë farë tënde, që këjo është Krishti.
Sepse gjith’ ata që janë për punëra të nomit, janë ndë mallëkim, sepse ëshët shkruarë: I mallëkuarë cilido që nukë qëndron pa luajturë mbë të gjitha ato punëra që janë shkruarë ndë kartë të nomit, të bëjë ato.