16 Mbë Avraamnë patnë qënë thënurë të taksuratë, edhe ndë farë të tij. Nukë thotë: Ndë farëra, si për shumë, po thotë si për një: Edhe ndë farë tënde, që këjo është Krishti.
Pra andaj (klironomia është) nga besa, që të jetë dhurëti për të qënë të taksuritë të qëndruarë mbë gjithë farë, jo mb’atë farë vetëmë që është nga nomi, po edhe mb’atë që është nga besa e Avraamit, që ai është babai i gjithëvet.
Ma karta si vështroi me t’ardhurënë, që Perndia duaj të bën filitë të drejta me anë të besësë, e vangjelisi më përpara Avraamnë, që: mbë tij do të bekonenë gjithë filitë.
Juvet jini djelmt’ e profitet e të dhjatësë që bëri Perndia me baballarë tuaj kur i tha Avraamit: E ndë farë tënde do të jenë bekuarë gjithë fëmijët’ e dheut.
E nukë mbahetë nga krei (Krishti) që nga ai gjithë kurmi, tuke bashkuarë me quçe e me të lidhura, e tuke marrë t’ushqieritë rritetë të rriturë të Perndisë.
Përse adha u dha nomi? Pat qënë çuarë për sebep të paravasevet, ngjera atëherë që të vin ajo farë, që i qe bërë të taksuritë, edhe qe porsiturë me anë të ëngjëjet mbë dorë të mesitit.