Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Gallatë 2:9 - Dhjata e Re 1827

9 E si njohnë dhurëtinë që qe dhënë mbë mua Iakovoi, edhe Qifai, edhe Ioanni, që dukejnë se qenë kollona, na dhanë mua edhe Varnavësë dorën’ e djathëtë, për nishan të shoqërisë, që të vemi të dhidhaksjëmë nevet ndë filira të tjera, e ata ndë të prerë.

Gade chapit la Kopi




Gallatë 2:9
32 Referans Kwoze  

Thom adha për dhurëti, që më është dhënë, mbë sa janë ndër juvet, të mos jini më të urtë se sa duhetë të jini të urtë. Po të jini sado t’urtë, e sikundr’ është masëja e besësë, që është ndarë nga Perndia mbë cilëdo.


Atë që të mundjë, do ta bëj kollonë ndë qishë të Perndisë sime, e do të mos dalë më jashtë, e do të shkruaj mbë të ëmërin’ e qutetit së Perndisë sime, të Ierusalimit së ri, që cbret nga qielltë prej Perndiet sime, edhe ëmërinë tim të rinë.


E vajta sikundrë më apokalipsi Perndia, e u molloisa ature Ungjillë që dhidhaks ndë fili të tjera, e më tepër ature që dukishnë më të nderçurë, se mos ecëj, a mos eca mbë të mbrazëtë.


(Me anë të tij muarm dhurëti e të dërguarë mbë gjithë filira që të digjojënë ndë besë të ëmërit së tij.


Atë që pam e digjuam, u rrëfejmë juvet, që të kini edhe juvet shoqëri me nevet. E shoqëria jonë të jetë me babanë edhe me të bir’ e tij Iisu Hristonë.


Mbë mua më të vogëlinë nga gjithë Shënjtorëtë qe dhënë këjo dhurëti, të vangjelisjë ndë fili të tjera gjën’ e pakupëtuarë të Krishtit.


E ndë mënofça unë, të diç qish të rroç ndë shtëpi të Perndisë, që është qishë e Perndisë gjallë, kollonë e t’akumbisuritë të së vërtetësë.


Për atë punë mundonem edhe unë, e lëftoj sikundr’ është pun’ e tij që punon mbë mua me shumë fuqi.


Stisurë mbi bina t’apostojet e të Profitëvet, që është gur e qoshesë vetë Iisu Hristoi.


Me shumë të luturë na vunë mbë be nevet, që të marmë na këtë dhurëti e këtë të dhënë të kësaj shërbesësë që patnë dhënë mb’ata Shënjtorë.


Po me dhurëti të Perndisë jam ai që jam, e dhurëti e saj që është tek u, nuk’ u bë e mbrazëtë, po më shumë nga gjith’ ata u munduaçë. E jo unë, po dhurëti e Perndisë që është bashkë me mua.


Ma u shkrova juvet pakëzë me tharos, o vëllazër, që t’u kujtoj juvet pak gjë, për dhurëti që m’u dha mua nga Perndia.


E si pushuanë ata, u përgjegj Iakovoi, e tha: O njerëz vëllazër, digjoni mua.


E si u bë shumë kuvënd’ u ngre Petrua, e tha mb’ata: O njerëz vëllazër, ju mir’ e diji se që herën’ e parë ndë mes tuaj zgjodhi Perndia mua që të digjojënë Ethnikotë nga goja ime fjalën’ e Ungjillit e të besojënë.


E Iosiu, që e patnë thirrë Apostojtë Varnavë (që domethënë: i biri i parigorisë), Leviti, i leri ndë Qipro.


Edhe unë të thom tij, se ti je Petro, e sipër mbi këtë gur do të vë binan’ e qishësë sime, e diert’ e pisësë do të mos mundjënë t’i vijënë kondr’ asaj.


E dërgoi Petronë edhe Ioannë, e u tha: Hajdeni, e bënani gati pashkënë, të hamë.


I pari mb’atë që u poq kij me të, qe ai Simoni vëllai tij, e i thot’ atij: Gjem Mesianë, që thuhetë Krishti.


E si u bëri ature nishan me dorë të pushoijnë, u rrëfeu ature qish e nxori Zoti atë nga hapsana, e u tha: Rrëfeni këto Iakovoit edhe vëllazëret. E si dolli ateje, vate ndë tjatër vënd.


Unë pa mendonem që nukë mbetem prapa ndë ndonjë farë punë nga Apsotojt’ e mëdhinj.


U bëçë i pamënd tuke mburturë. Juvet më shtrënguatë, sepse unë desha të jeshë prej jush lëvduarë, sepse mbë ndonjë punë nukë jeshë m’i poshtërë nga ata që janë fort të mëdhinj Apostoj, ndonëse nukë jam gjë fare.


Të zbulon tek unë të bir’ e tij, që ta dhidhaksjë un’ atë ndë filira të tjera, atë çast me të shpejta nukë mora kshill nga mishtë e nga gjaku.


Pasandaj pas tri vjeç u kthieçë nd’Ierusalim të shohë Petronë, e qëndrova mbanë tij pesëmbëdhjetë dit.


E pastaje pas katërmbëdhjetë vjet, vajta përsëri nd’Ierusalim me Varnavënë, si mora me vetëhë edhe Titonë.


Sepse nd’i duketë ndonjëit se është gjë, pagjene ai gënjen vetëhen’ e tij.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite