Ma Zoti i tha atij: Hajde, sepse kij është tek u enë e zgjedhurë, për të mbajturë ëmërinë tim përpara të pabesëvet, e mbretëret, e të bijet s’Israilit.
Po sikundr’ u dhoqimasm nga Perndia që të na besonej nevet Ungjilli, kështu kuvëndojmë, jo sikur do të pëlqejmë njerëzet, ma Perndisë, që kërkon zëmëratë tona.
E si njohnë dhurëtinë që qe dhënë mbë mua Iakovoi, edhe Qifai, edhe Ioanni, që dukejnë se qenë kollona, na dhanë mua edhe Varnavësë dorën’ e djathëtë, për nishan të shoqërisë, që të vemi të dhidhaksjëmë nevet ndë filira të tjera, e ata ndë të prerë.
E kur rrijnë ata kondrë, e vllasfimisnë, shkundi ai rrobat’ e tij, e u tha ature: Gjaku juaj mbi kokë tuaj. Unë jam i pafaj. Që sot di e tutje do të vete ndë filira të tjera.
Ma kur paçë unë që nuk’ ecëijnë dreq ndë të vërtetë të Ungjillit, i thaçë Petrosë, përpara gjithëvet: nd’është që ti ndonëse je Çifut, rron si Ethniko e jo Çifutërisht, pse anangas filit’ e tjera të rrojënë si Çifut?