Sepse hinë fshehura dica njerëz, për ata qe kohë që ishnë shkruarë mbë këtë dëm, të pabesë, ata dhurëtin’ e Perndisë sonë e kthejnë ndë kurvëri, e arnisenë të vetëminë që urdhëron, Perndinë e Zotnë tënë Iisu Hristonë.
Shumë herë nd’udhëra, ndë rriziko të lumëravet, ndë rriziko të kusarëvet, ndë rriziko të filisë sonë, ndë rriziko të filivet së tjera, ndë rriziko të qutetevet, ndë rriziko të erimivet, ndë rriziko të detit, ndë rriziko të vëllazëret së rremet.
Sepse digjuam navet që duallë ca prej nesh e u nakatosnë juvet me fjalë, e u prishnë shpirtëretë tuaj tuke thënë të sunepsi e të ruani nomnë; navet ature s’u patm thënë këtë.
Ma ai që të vështrojë brënda ndë nom të tërë t’elefterisë, e nd’atë pret, kij si nukë bënetë i mbajturë vesh i haruarë, po që bën punënë, kij do të jetë i lumurë ndë punë të tij.