E nd’është për hir adha, nuk’ është më për punëra, sepse ndrishe hiri nuk’ është më hir, ma nd’është nga punëtë, nuk’ është më hir. Ndrishe puna nuk’ është më punë.
Nomi adha është kondrë të taksuravet së Perndisë? Jo, kurrë. Sepse të pat qënurë dhënë një nom që të mund të na bën të gjallë, nga nomi do të qe vërtet të drejtëtë.
Ndë qe adha të teliosuritë me anë të Priftërisë Leviut (sepse ndënë këtë mori nomnë Llaoi) çfarë hrie bëri pastaje, që të dil jashtë një tjetër Prift, sikundr’ është taksi i Melhisedhekut, e të mos qe thënë si taksi i Aaronit?
E si e dimë që nukë bënetë njeriu i drejtë nga punët’ e nomit, po me anë të besësë Iisu Hristoit, besojmë edhe nevet mbë Iisu Hristonë, që të bënemi të drejtë për besë të Krishtit, e jo për punët’ e nomit, sepse ndonjë njeri do të mos bënetë i drejtë për punët’ e nomit.