Kështu edhe ju vëllazërit e mi, jini vdekurë ndë nom me mes të kurmit së Krishtit, që të martoni me tjatër burrë, me atë që u ngre nga të vdekuritë, që të bëjëmë pemmë mbë Perndinë.
Kur mëndonemi nevet këtë, se nd’është një vdekurë për të gjithë, të gjith’ adha vdiqnë, e për të gjithë vdiqi një që të mos rrojënë më mbë vetëhe të ture, po mb’atë që vdiq e u ngjall për ta.
Sa më shumë gjaku i Krishtit, që ai me anë të Shënjtit Shpirt pru vetëhen’ e tij të pakatigori te Perndia, do të qërojë sinidhisnë tënë nga punët’ e mortit, që të punojmë Perndin’ e gjallë?
Ai që dha vetëhen’ e tij për nevet, që të na shpëton nevet nga çdofarë paranomie, e të na qëron mbë vetëhe të tij, një llao të cgjedhurë, e ziliar mbë punëra të mira.
Me Krishtinë jam mbërthierë ndë Kruq, e nukë rroj më unë, po rron mbë mua Krishti, e jetënë që rroj unë ndashti ndë kurm, e rroj mbë besë të Krishtit, të birit së Perndisë, t’atij që më deshi mua e dha vetëhen’ e tij për mua.
Sepse gjith’ ata që janë për punëra të nomit, janë ndë mallëkim, sepse ëshët shkruarë: I mallëkuarë cilido që nukë qëndron pa luajturë mbë të gjitha ato punëra që janë shkruarë ndë kartë të nomit, të bëjë ato.
Ma nga meje qoftë larg të mburrem për jatërë, përveçe ndë Kruq të Zotit sonë Iisu Hristoit. Mb’atë jeta ime është kruqasurë mbë mua, edhe unë mbë jetë.