Pra andaj kërkoijnë çifutë më tepër ta vrisnë atë, sepse nukë prish vetëmë të Shëtunënë, po thosh më tepërë baba të tijnë Perndinë, e bën vetëhenë bara me Perndinë.
Ature të pabesëvet Perndia e kësaj jetet u ka verbuarë mëntë, që të mos u ndritjë ature drit’ e Ungjillit së nderit së Krishtit, që është konism’ e Perndisë.
Ai sepse qe drit’ e nderit e haraktiri i së qënit së tij, si pruri të gjitha me fjalën’ e fuqisë tij, tuke bërë me vetëhe të tij të qëruaritë e fajevet sona, ndënji mb’anë të djathëtë të madhëcisë mbë të larta.
Ju përgjegjnë atij çifutë e i thanë: Për punë të mirë s’të biemë me gurë tij, po për vllasfimi edhe sepse tij, ndonëse je njeri, bën vetëhenë tënde Perndi.
E me të vërtetë pajetërë i madh është mistiri i besësë. Perndia u çfaq ndë kurm, u gjukua me anë të Shpirtit, u njoh nga Ëngjëjtë, u qiriks ndë filira të tjera, u besua ndë botë, hipi lart mbë nder.
Digjuatë që u thaçë unë juvet: Vete, e vij ndë ju. Ndë më dojëtë, do të gëzonishtë, sepse u thaçë: Vete te babai, sepse babai im është m’i madh se unë.