E andaj ju dëftoj juvet, që ndonjë që flet me Shpirt të Perndisë, thotë: anathema Iisunë. Edhe ndonjë s’mund të thotë Zot Iisunë, përveçme me anë të Shënjtit Shpirt.
Ma sa për nevet një Perndi vetëmë është, babai, që nga ai janë gjithë punëtë, edhe nevet prej asi. Edhe një Zot vetëmë, Iisu Hristoi, që nga ai janë gjithë punëtë, edhe nevet me anë të tij.
Ai që të mundjë, kij do të vishetë ndë rroba të bardha, e do të mos ja shuaj ëmërin’ e tij nga kart’ e jetësë, e do të rrëfej ëmërin’ e tij përpara babait sim, edhe përpara Ëngjëjet së tij.
Kështu thanë përinjt’ e tij, sepse kishnë frikë nga çifutë, sepse kishnë bërë kuvënd çifutë, që nd’ e njohtë atë njeri për Krisht, ta nxirë nga Sinagoji.
E filit’ e tjera pa të lëvdojënë Perndinë për lejmoni, sikundr’ është shkruarë: Andaj unë do të të mollois tij ndë mes të filivet, e ëmërit sit do t’i këndoj lëvdim.
Ju përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Kush më do mua, do të ruajë fjalënë time, e babai im do ta dojë atë, e do të vijëmë nde ai e do të bëjëmë të ndënjuritë mbanë tij.