Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Filippiot 1:15 - Dhjata e Re 1827

15 Dica me të vërtetë për zili, e për inat, e ca të tjerë pa me zëmërë të mirë qiriksjënë Krishtinë.

Gade chapit la Kopi




Filippiot 1:15
22 Referans Kwoze  

Ndonjë punë mos bëni me inat a për mburrëci, po me të unjturë; sicilido le të silloisjë jetërinë se është më i lartë se vetëhen’ e tij.


Sepse këta të tillëtë Apostoj të rrem, janë punëtorë me di faqe e këmbenenë mb’Apostoj të Krishtit.


Sepse nevet nukë dhidhaksjëmë vetëvetëhenë, po Iisu Hristonë Zotnë tënë, e vetëhenë tënë pa, shërbëtorë tuaj për Iisunë.


Sepse i biri i Perndisë Iisu Hristoi, ai që u qiriks nga nevet ndër ju, nga meje, e nga Silluanoi, e nga Timotheoi, nuk’ u bë e e jo, po mbë të u bë kurdo e.


Edhe gjithë punërat’ e ture i bëjënë për të dukurë ndë njerëz, e zgjerojënë fillakat’ e ture, e madhojënë klloshët’ e rrobavet së ture.


E me të vërtetë pajetërë i madh është mistiri i besësë. Perndia u çfaq ndë kurm, u gjukua me anë të Shpirtit, u njoh nga Ëngjëjtë, u qiriks ndë filira të tjera, u besua ndë botë, hipi lart mbë nder.


Ma për vëllazërit’ e rrem që hinë fshehura të vijnë re elefterinë tënë, që kemi mbë Krishtinë Iisunë, që të na skllavosjënë nevet.


Sepse trëmbem, mos nuk’ u gjej juvet sikundrë dua mbë t’ardhurë, e juvet mos nukë më gjeni sikundrë më doi, se mos gjëndenë ndër ju filloniqira, zilira, zëmërime, qartëra, katigorira, kallëzime, të mbajturë mbë të madh, të paqëndruarë.


Edhe ndë ndafça për t’ushqierë të varfëritë gjithë gjënë tim, edhe ndë dafça kurminë tim për të djegurë, e dashuri të mos kem, s’më vëjen fare gjë.


Ma navet dhidhaksjëmë Krishtinë mbërthierë ndë kruq, skandallo për Çifut, e marrëzi për Elinë.


E ca prej suresh ishnë nga Qiprua edhe nga Qirini. Këta, si hinë nd’Antiohi, flisnë mbë Elinë e u vangjelisnë Zotnë Iisunë.


Fjalënë që dërgoi ai ndë bij të Israilit, me të vangjelisurë të paqit me anë të Iisu Hristoit. Kij është Zot i gjithëvet.


E pa mënuarë dhidhaks ndë Sinagoje Krishtinë, që kij është i biri i Perndisë.


E Filippoi hapi gojën’ e tij, e nisi nga këjo kartë, e i evangjelisi atij Iisunë.


E nukë pëshoijnë të dhidhaksnë e të vangjelisnë ngadita ndë Iero edhe mbë shtëpira Iisu Hristonë.


E Filippoi si vate ndë qutet të Samarisë, u dhidhaks ature Krishtinë.


Mb’ata që janë të egrë e nukë unjenë ndë të vërtetë, po unjenë ndë të shtrëmbërë, do të jetë të zëmëruarë edhe urgji.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite