Zilia, vreilatë, të dejturatë, harokopitë, e të tilatë te këto, mbi këto u thom, sikundr’ u paçë thënë më përpara, se ata që bëjënë të tilatë, nukë do të trashëgojënë mbretërin’ e Perndisë.
Bëni adha të vdesënë krahët’ e kurmit suaj të përdhesuratë, kurvërinë, të pëgëritë, pothenë, dëshërimn’ e keq, edhe lakëminë, që ajo është Idhollollatri.
E për trëmbëlakë pa, e për të pabesë, e për të ndierë, e për vreës, e për kurvjarë, e për magjishtjarë e për idhollollatrë, e për gjithë gënjeshtjarëtë, pjes’ e ture është ndë gjol që digjetë me zjar e me shqufur; që është mort i ditë.
Të pasuritë ndë këtë jetë porsiti që të mos mburrenë, as të mos kenë tharosn’ e ture ndë gjë që s’ka besë, po ndë Perndin’ e gjallë, që na ep navet të gjitha me dorë hapëtë për të gëzuarë.
Edhe ndashti, o vëllazër, u lë juvet te Perndia, edhe mbë fjalë të dhurëtisë tij, që ësht’ e zonja t’u dërtojë shtëpinë e t’u apë juvet pjesë bashkë me gjithë të Shënjtëruarë.