Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Efesio 4:6 - Dhjata e Re 1827

6 Një Perndi e vetëmë e Babai gjithëvet, që është mbë gjithë, e për gjithë punëra, e mbë gjithë nevet.

Gade chapit la Kopi




Efesio 4:6
31 Referans Kwoze  

Sepse nga ai, edhe për atë, edhe mb’atë janë gjithë punëtë. Nde ai lëvdimi ndë jetë të jetësë. Ashtu qoftë!


Ma sa për nevet një Perndi vetëmë është, babai, që nga ai janë gjithë punëtë, edhe nevet prej asi. Edhe një Zot vetëmë, Iisu Hristoi, që nga ai janë gjithë punëtë, edhe nevet me anë të tij.


I thot’ asaj Iisui: Mos më zë, sepse nukë kam hipurë edhe te babai im; po hajde ndë vëllazër të mi, e thuaju ature: Hipëj te babai im e babai juaj, e te Perndia ime e Perndia juaj.


E ai që ruan porsit’ e tij, qëndron mbë të, edhe ai mb’atë. E nga Shpirti që na dha ai nevet, e dimë që qëndron mbë nevet.


Faluni adha juvet kështu: Jati inë që je mbë qiell, qoftë shëntëruarë ëmëri it.


E çfarë mbëjedhëjë ka qisha e Perndisë me idhollë? Sepse juvet jini qishë e Perndisë gjallë. Sikundrë tha Perndia, që do të rri brënda mbë ta, e do të ecëj mb’ata, e do të jem Perndia e ture, e ata do të jenë llaoi im.


E të ndara punëravet janë, ma ajo Perndi është vetëmë, që bën mbë gjithë të gjitha punëratë.


Paq mbë vëllazër, e dashuri me besë nga Perndia babai, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.


Që të rrijë Krishti ndë zëmëra tuaj me anë të besësë.


Mbi atë edhe juvet jini ktisurë gjithë bashkë, për ndënjëjë të Perndisë me anë të Shpirtit.


E bëra, e do të bëj të njohënë ata ëmërinë tënd, që të jetë mb’ata dashuria që me të më deshe mua, e unë mb’ata.


Ju përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Kush më do mua, do të ruajë fjalënë time, e babai im do ta dojë atë, e do të vijëmë nde ai e do të bëjëmë të ndënjuritë mbanë tij.


Edhe mos na lëshoç nevet ndë ndonjë pirasmo, po shpëtona navet nga i ligu, se jotja është mbretëria, edhe fuqia, edhe lëvdimi ndë jetë të pasosurë. Vërtet.


Më sipër se çdo arhi, e eksusi, e fuqi, e urdhër, e sipër mbi çdo ëmër që të zihetë ngoje, jo vetëmë ndë këtë jetë, po edhe nd’atë që vjen.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite