Nga ai gjithë kurmi puthisurë e bashkuarë me anë të gjithë quçevet që është dhënë si shërbesë e maturë mbë çdo anë, bën të rriturit’ e kurmit mbë të dërtuarë të tij me dashuri.
Ç’ësht’ adha, vëllazër? Çdoherë që të përmbëjidhi, cilido nga jush ka kush Psallmonë, kush Dhidhahinë, kush Gjuhënë, kush Apokalipsnë, kush të Ksijisuritë. Çdo punë le të bënetë për dërteilë.
Të jini bindurë ndë të parëtë tuaj, e t’i digjoni; sepse ata rrinë cgjuarë për shpirtëra tuaj, si ata që do të apënë llogori; që ta bëjënë këtë me gëzim e pa të mçuarë; sepse këjo do të jetë e pavëjierë mbë juvet.
Pra andaj si të lëmë të kuvënduaritë për nisëjë të Krishtit, le të vemi bara mb’atë që është më i sosurë, pa shtirë për së ditit themeli të kthierit nga punët’ e mortit e të besësë mbë Perndinë.
Unë ndashti gëzoj mb’ato që besoj për juvet, e paguaj ndë kurm tim përsëri ato që lipsenë nga mundimet’ e Krishtit për trup të tij, që ai trup është Qisha.
Kur kemi adha, o të dashurë këto të taksura, le të qërojëmë vetëhenë tonë nga çdofarë moli të kurmit edhe të Shpirtit, e le ta bëjmë mbë të sosurë Shënjtërinë tonë me frikë të Perndisë.
Kini kujdes dha vetëhenë tuaj, edhe gjithë griqnë që u vuri mbë të juvet Shënjti Shpirt piskopë, të kullotni Qishën’ e Perndisë, që e ka fituarë me gjak të tij.
E ndonjë nga këto nukë trëmbem unë, as kam jetënë time më të nderçurë nga vetiu, po të sos udhënë time me gëzim, edhe të shërbierit’ e fjalësë që paçë marrë nga Zoti Iisu, për të dhënë martiri ndë Ungjill të dhurëtisë Perndisë.
Qishëtë dha ndëpër gjithë Iudheë, e Galileë, e Samari, kishnë paq, e stisëijnë, e ecëijnë ndë frikë të Zotit, e shtonejnë me parigorí të Shënjtit Shpirt.
Më të pastajmenë, o vëllazër, qofi me gëzim, qofi të teliosurë, parigorisi, kini një mënd, kini paq, e Perndia e paqit e e dashurisë do të jetë me juvet.