5 Atë mistirio që nukë qe njohurë ndë të tjera kohëra ndë bij të njerëzet, sikundr’ është çfaqurë ndashti ndë Shënjtorët’ Apostoj të tij, e Profitëvet me anë të Shpirtit.
E u thot’ ature: Juvet mir’ e diji që s’është ndëjierë njëit çifutit të bashkonetë, a t’afëronetë me njeri prej tjetër miletit. Ma mua më dëftoi Perndia të mos thom ndonjë njeri të ndierë a të pëgërë.
Ma Paraklitoi, Shënjti Shpirt, që do të dërgojë babai mbë ëmër tim, ai do t’u dhidhaksjë juvet gjithë, e do t’u kujtojë juvet gjith’ ato që u thaçë juvet.
Se me të vërteta u thom juvet, që shumë profitër edhe të drejtë dëshëruanë të shihnë këto që shihni juvet, e nuk’ i panë, e të digjoijnë këto që digjoni juvet, e nuk’ i digjuanë.
Atij pa që është i fuqiçim t’u stereosjë juvet ndë Ungjill tim, e ndë dhidhahi të Iisu Hristoit, sikundrë qe apokalipsi e të çfaquritë të së fshehurësë që qe pushuarë që nga jetë pas jetet.
Ma kur të vijë ai, Shpirti i së vërtetësë, do t’u dëftojë juvet gjithë të vërtetënë, sepse do të mos thotë nga vetiu, po do të thotë gjith’ ato që do të digjojë, e do t’u dëftojë juvet gjith’ ato që do të vijënë.
Pra andaj, ja unë dërgoj ndë juvet profitër, edhe sofora, edhe të grammatepsurë, e nga ata do të vritni, e do të mbërtheni ndë kruq, edhe nga ata do të rrihni me kamçi ndë sinagojera tuaj, e do t’i ndiqni qutet mbë qutet.