Atij pa që është i fuqiçim t’u stereosjë juvet ndë Ungjill tim, e ndë dhidhahi të Iisu Hristoit, sikundrë qe apokalipsi e të çfaquritë të së fshehurësë që qe pushuarë që nga jetë pas jetet.
Sepse nukë dua unë, vëllazër, të mos e diji juvet këtë të fshehurë (të mos jini të urtë me vetëhe) që të verbuaritë mbë Israilë u bë mbënjanë, ngjera sa të hijë të mbushurit’ e filivet.
E u bë një klithm’ e madhe. E si u ngrenë Grammatikotë që qenë nga an’ e Farisejet, e qërtoijnë, e thoshnë: Na nukë gjejëmë ndonjë të keq mbë këtë njeri. Ma nd’i foli atij Shpirt a Ëngjëll, le të mos lëftojmë me Perndinë.
Që të jenë parigorisurë zëmërat’ e ature, mbëjedhurë bashkë ndë dashuri, e ndë gjithë zotëri të së mbushurit së mëndiesë, për të njohurë të mistirioit të Perndisë babait, edhe të Krishtit.
Fali gjithë bashkë edhe për nevet, që të na hapjë nevet Perndia derën’ e fjalësë për të folë për mistirio të Krishtit; për punë të këtij unë jam lidhurë.
Me anë të Silluanoit, vëllait së besësë, u kam shkruarë, më duketë, me pak fjalë për të dhënë juvet nasihat, e për të martirisurë që këjo është dhurëti e vërtetë e Perndisë, që qëndroni mbë të pa luajturë.