Me Krishtinë jam mbërthierë ndë Kruq, e nukë rroj më unë, po rron mbë mua Krishti, e jetënë që rroj unë ndashti ndë kurm, e rroj mbë besë të Krishtit, të birit së Perndisë, t’atij që më deshi mua e dha vetëhen’ e tij për mua.
Tuke qënë juvet rrënjosurë e themeliosurë ndë dashuri, që të mundni me gjithë Shënjtorë të kupëtoni ç’është të gjerëtë, e të gjatëtë, e të thellëtë, e të lartëtë.
Po hajdeni tuke rriturë ndë dhurëti e ndë të njohurë të Zotit sonë e Sotirit Iisu Hristoit. Atij nderi, edhe ndashti, edhe ndë ditë të jetësë. Ashtu qoftë!
Sikundr’ ësht’ e drejtë që të silloisem unë kështu për gjithë juvet, sepse u kam juvet pa luajturë ndë zëmërë time, edhe ndë zinçire të mia, e ndë të përgjegjurë tim, edhe ndë të veveosurë t’Ungjillit, jini gjithë shokë ndë gëzim tim.
Kush do të na ndajë adha nevet nga dashuria e Krishtit? Mbase shtrëngimi, a gulçimi, a të ndjekuritë, a uja, a të sveshuritë, a të rrizikarturitë, a kordha?
As të lartëtë, as të poshtëtë, as ndonjë punë tjatër e bërë mund të na ndajë navet nga ajo dashuri e Perndisë, që është mbë Krishtinë Iisunë, Zotnë tënë.