Unë ndashti gëzoj mb’ato që besoj për juvet, e paguaj ndë kurm tim përsëri ato që lipsenë nga mundimet’ e Krishtit për trup të tij, që ai trup është Qisha.
E ndë helmonemi pa, helmonemi për parigori e për shpëtim tuaj që bënetë me anë të durimit të tilavet të pësuara që pësojmë edhe nevet. E ndë parigorisemi, parigorisemi për parigori e për shpëtim tuaj. E shërbesa jonë ësht’ e patundurë për juvet.
E stereosnë shpirtërat’ e mathitivet, tuke paraqinisurë të qëndroijnë pa luajturë ndë besë, edhe se ndë mbretëri të Perndisë duhetë të hijëmë na me shumë shtrëngime.