3 Ndëpër ata edhe nevet gjithë pam rruarë njëherë sikundrë qe dëshërimi i kurmit sonë, tuke bënë thelimat’ e kurmit e të kshillit. E jeshëm me të vërtetë djelmt’ e urgjisë, si edhe të tjerëtë.
Sepse qem edhe nevet njëherë të marrë, të pabindurë, të humburë, skllevt’ e dëshërimevet e çdolloi pëlqimevet tuke rruarë ndënë të keqe e ndë zili, t’urrierë nga bota, e tuke urrierë njeri-jatërinë.
Mb’ato që patë rruarë njëherë, sikundrë qe shpeti i kësaj jetet, sikundrë ish arhondi që ka urdhër mbi këtë erë, Shpirti që ndashti urdhëron ndë bij të së pabesëvet.
Juvet kini për baba djallinë, e doi të bëni ato që dëshëron babai juaj. Ai ish që vrau njerinë që herën’ e parë. E ndë të vërtetë nukë qëndroi, sepse s’ësht’ e vërtetë nde ai. Kur flet gënjeshtrënë, flet atë që gjan atij, sepse është gënjeshtjar, edhe babai i gënjeshtrësë.
Kur kemi adha, o të dashurë këto të taksura, le të qërojëmë vetëhenë tonë nga çdofarë moli të kurmit edhe të Shpirtit, e le ta bëjmë mbë të sosurë Shënjtërinë tonë me frikë të Perndisë.
Po të lakëmuarit’ e kësaj jetet, edhe të gënjierit’ e gjërit, edhe dëshërimetë që kanë mbë të tjera, si ju hijënë brenda, e mbitjënë fjalënë, e bënetë e pavëjierë.
Sepse tuke thënë fjalë të majme të gënjeshtrësë, gënjejënë ndë dëshërime të kurmit e ndë kurvërira ata që ikëjnë me të vërtetë prej asuresh që vijënë rrotullë ndë gënjeshtrë.
Sepse ata që duanë të bënenë të pasurë, bienë ndë piraksi e ndë lak të së paudhit, e ndë shumë dëshërime të pavëjiera e të dëmëtuara, që ato mbitjënë njerëzitë ndë mort e ndë humbëjë.
Sepse nd’është që kur jeshëm armiqt’ e Perndisë, u paqtuam me të me mes të vdekëjësë të birit së tij, fort më shumë ndashti që jemi të paqtuarë me të, do të sosemi me të ngjallëtë të tij.
Nukë dua pa, vëllazër, të jini të padijturë për ata që flënë, që të mos helmoni, sikundrë helmonenë të tjerëtë ata që s’kanë shpëresë (të së ngjallturit).