Le të jetë bekuarë Perndia e Babai i Zotit sonë Iisu Hristoit, ai që për ndëjesë të tij të madhenë na polli nevet për së ditit ndë një shpëresë të gjallë me anë të së ngjallturit të Iisu Hristoit nga të vdekuritë.
Sepse nukë kemi të lëftojmë nevet me mish a me gjak, po me arhira, me urdhëratës, me ata që kanë mbë dorë këtë jetë t’errurë, me Shpirtëre të liga, t’erësë.
Ata shpërejënë sikundr’ është ksombli e hieja e punëravet së Qiellet, sikundrë qe thënë (nga Perndia) Moisiut, kur duaj të bën tendënë, se vështro, i thotë, të bëç gjithë sikundrë është ksombli, që t’është dëftuarë tij ndë mal.
Duhetë adha që ksomblët’ e punëravet së Qiellet, me anë të këture punëravet të qëronenë; ma ato punërat’ e qiellet qëronenë me thisi më të mira se këto.
I thot’ asaj Iisui: Mos më zë, sepse nukë kam hipurë edhe te babai im; po hajde ndë vëllazër të mi, e thuaju ature: Hipëj te babai im e babai juaj, e te Perndia ime e Perndia juaj.