Gjithë punëratë ja ke vënë ndënë këmbë të tij, sepse si ja vuri atij të gjitha ndënë këmbë, nukë la ndonjë farë kafshë pa vënë ndënë këmbë të tij. Po ndashti nuk’ i shohmë edhe të gjitha të bindura ndënë këmbë të tij.
E nukë mbahetë nga krei (Krishti) që nga ai gjithë kurmi, tuke bashkuarë me quçe e me të lidhura, e tuke marrë t’ushqieritë rritetë të rriturë të Perndisë.
Kini kujdes dha vetëhenë tuaj, edhe gjithë griqnë që u vuri mbë të juvet Shënjti Shpirt piskopë, të kullotni Qishën’ e Perndisë, që e ka fituarë me gjak të tij.
Edhe unë të thom tij, se ti je Petro, e sipër mbi këtë gur do të vë binan’ e qishësë sime, e diert’ e pisësë do të mos mundjënë t’i vijënë kondr’ asaj.