E mb’atë që është i fuqiçim të bëjë gjithë punëtë më të shtuara fort më të shumë nga ajo që i kërkojmë, a vëmë ndër mënd, si ka fuqinë që bën mbë nevet.
Sepse nukë turpëronem për Ungjill’ të Krishtit, se ai është fuqi e Perndisë për të dhënë shpëtim mbë cilëdo që beson, përpara Çifutit, e pastaje Elinit.
Pra andaj lutemi gjithënjë për juvet, që t’u aksiosjë Perndia onë mbë të thirrë të ture, e të paguajë thelimën’ e tij të mirënë, e punën’ e besësë me fuqi të tij.
Sepse Ungjilli inë nuk’ u bë mbanë jush me fjalë vetëmë, po edhe ndë fuqi, e ndë Shpirtinë Shënjt, e ndë të mbushurë të shumë, sikundr’ e diji çfarë lloi qem nevet ndë mes tuaj për të mirë tuaj.
T’u hapç ature sitë që të kthenenë nga erësira mbë dritë, e nga urdhëri i Satanait mbë Perndinë, që të marrënë ata të ndëjierit’ e fajevet e pjesë me Shënjtorë, me anë të besësë që është mbë mua.
Ai do të ndërrojë kurmin’ e t’unjurit tanë, që të jetë mbë një furmë me kurm të nderit së tij, mb’atë fuqi që me të mund të bjerë ai ndënë vetëhë të tij gjithë punëratë.
Kush kuvëndon, le të kuvëndojë si kuvënde të Perndisë, kush është ndë dhiakoni, le të bëjë dhiakoninë si nga fuqia që i është dhënë nga Perndia; që të lëvdonetë mbë të gjitha Perndia me anë të Iisu Hristoit. Atij është nderi e mbretëria, ndë jetë pas jetet. Ashtu qoftë!