T’u hapç ature sitë që të kthenenë nga erësira mbë dritë, e nga urdhëri i Satanait mbë Perndinë, që të marrënë ata të ndëjierit’ e fajevet e pjesë me Shënjtorë, me anë të besësë që është mbë mua.
Sepse ajo Perndia që tha: Të llampsjë nga errëcira dritë, ajo vetë na llampsi ndë zëmëra tona, për të ndriturë të së njohurit të nderit së Perndisë ndë faqe të Iisu Hristoit.
Pra andaj lutemi gjithënjë për juvet, që t’u aksiosjë Perndia onë mbë të thirrë të ture, e të paguajë thelimën’ e tij të mirënë, e punën’ e besësë me fuqi të tij.
Ma Perndia e çdo dhurëtisë, që na thirri nevet ndë nder të tijnë të pasosurinë me anë të Hristo Iisuit me një çikë të pësuarë, ai do t’u teliosjë juvet, do t’u forcojë, do t’u stereosjë, do t’u themeliosjë.
Ature të pabesëvet Perndia e kësaj jetet u ka verbuarë mëntë, që të mos u ndritjë ature drit’ e Ungjillit së nderit së Krishtit, që është konism’ e Perndisë.
E ai vetë Zoti onë Iisu Hristoi, e Perndia e Babai inë, ai që na deshi nevet, e na dha nevet një parigori të pasosurë e një shpëresë të mirë për dhurëti.
Sepse u ntrash zëmëra e këtit llaoit, e me veshë digjuanë rëndë, e sit’ e ture i mbuluanë, të mos shohënë ndonjëherë me si, e të mos digjojënë me zëmërë, e të kthenenë, e u t’i shëroj ata.
Sepse ësht’ e zahmeçime, që ata që panë qënë njëherë ndriturë, e që kanë dhoqimasurë dhurëtin’ e Qiellit, e patnë qënë bërë pjesëtarë mbë Shpirtinë Shënjt.
Ndë qëndrofçi themelosurë mirë e pa tundurë ndë besë, e të paluajturë ndë shpëresë t’Ungjillit që digjuatë, e që u dhidhaks mbë gjithë botë që është ndënë Qiell, atij Ungjillit unë Pavllua jam bërë shërbëtuar.
Juvet (thom), që jeshëtë mb’atë mot ndarë nga Krishti, përshqierë nga shoqëria e Israilit, e të huaj nga dhiathiqetë e të taksurit, pa pasurë shpëresë, e pa Perndi ndë këtë jetë.
Le të jetë bekuarë Perndia e Babai i Zotit sonë Iisu Hristoit, ai që për ndëjesë të tij të madhenë na polli nevet për së ditit ndë një shpëresë të gjallë me anë të së ngjallturit të Iisu Hristoit nga të vdekuritë.
E një grua që quhej Lidhi nga qutet’ i Thiatiret që shit porfire, e frikuarë e Perndisë, rrij e digjon. Kësaj i hapi zëmërënë Zoti të mbaj vesh mb’ato që thosh Pavllua.
Po këtë vetëmë (e di), që haroj atë që kam prapa krahëvet, e ndëhem ndë punëra që kam përpara, afëronem prej nishanit, prej pagët së thirrësë sipërmesë së Perndisë mbë Krishtinë Iisunë.
E tek dolli ai të mirr udhë, u lëshua një me vrap, e i ra mbë këmbë, e e piet atë, e i thosh: Dhaskal i mirë, ç’të bëj të marr pjesë jetën’ e pasosurë?
Mb’atë deshi Perndia të bën të njihnë çfarë gjëri qe të pasurit’ e nderit të këtij mistirioit ndë fili të tjera, që ai është Krishti ndër juvet, shpëresë e nderit.
Që të jenë parigorisurë zëmërat’ e ature, mbëjedhurë bashkë ndë dashuri, e ndë gjithë zotëri të së mbushurit së mëndiesë, për të njohurë të mistirioit të Perndisë babait, edhe të Krishtit.