13 Mb’atë (kini shpërierë) edhe juvet, kur digjuatë fjalën’ e së vërtetësë, Ungjill’ e shpëtimit suaj, që mb’atë si besuatë, muarrtë vulënë me Shpirt të taksurësë Shënjte.
Ma binaja e paluajtura e Perndisë rri pa tundurë, që ka këtë nishan: I njohu Zoti ata që janë të tijtë. E le të jetë larg nga adhiqia cilido që zë ngoje ëmërin’ e Zotit.
Andaj edhe nevet efharistisjëmë Perndinë gjithënjë, sepse si muarrtë fjalën’ e Perndisë që digjuatë prej nesh, e dhekstë jo si fjalë njerëzet, po sikundr’ është me të vërtetë (si) fjalë Perndiet, që ajo fjalë edhe bën punë mbë ju që kini besuarë.
E mori nishan të prerëtë, vulë të së drejtësë që pat marrë për besë pa qënë prerë, që të bënej ai baba i gjithëvet së paprerëvet që besojnë, që t’u nëmëronej edhe mb’ata të ndrequritë.
Sepse nukë turpëronem për Ungjill’ të Krishtit, se ai është fuqi e Perndisë për të dhënë shpëtim mbë cilëdo që beson, përpara Çifutit, e pastaje Elinit.
E si hipi ai adha mb’anë të djathëtë të Perndisë, e si mori të taksurit’ e Shënjtit Shpirt nga babai, e derdhi këtë që shihni juvet ndashti e digjoni dhurëti.
Ma Paraklitoi, Shënjti Shpirt, që do të dërgojë babai mbë ëmër tim, ai do t’u dhidhaksjë juvet gjithë, e do t’u kujtojë juvet gjith’ ato që u thaçë juvet.
Juvet që njëherë jeshëtë jo llao, ma ndashti jini llaoi i Perndisë; juvet që njëherë nukë keshëtë pjesë nga ndëjesa, e ndashti u bëtë pjesëtarë mbë ndëjesë.
Mos fitoni të ngrënëtë që shkon, po të ngrënëtë që duron ngjera ndë jetë të pasosurë, atë që do t’u apë juvet i biri njeriut, se mbë këtë vuri vulën’ e tij Babai Perndia.
E nd’është që juvet ndonëse ini të këqinj, dini të ipni ndë djelm tuaj të dhëna të mira, sa më tepër jati juaj i Qiellit, do të apë Shpirt Shënjt mb’ata që ja kërkojënë atij.
E paçë tjatër Ëngjëll që hipën nga del dielli, e që kish vulën’ e Perndisë gjallë; e thërrit me zë të lartë të katër Ëngjëjet, ature që u është dhënë urdhër të dëmëtojnë dhenë edhe detinë.
Qish do të shpëtojëmë nevet ndë mos silloiçim gjë për një kaqë të madhe sotiri? Që ajo nisi të rrëfenej nga Zoti, e na u veveos nevet nga ata që e digjuanë me veshë.
E sepse që nga foshnjëria ote ke mpsuarë grammatit’ e Shënjtëruara, ato që mundjënë të të mpsojënë për shpëtim, me anë të besësë që është mbë Hristonë Iisunë.
Për atë punë, si të hidhni poshtë çdo qelbësirë e të tepëruarën’ e së keqesë, me të butë dheksni fjalënë që është birë ndër ju, atë që mund të sosjë Shpirtëratë tuaj.