Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Çifut 6:12 - Dhjata e Re 1827

12 Që të mos bëni të përtuarë, po të gjani ature që klironomisjënë të taksuratë me besë e me durim.

Gade chapit la Kopi




Çifut 6:12
36 Referans Kwoze  

Kujtoni të parëtë tuaj, ata që u dhidhaksnë juvet fjalën’ e Perndisë; ature si t’u vështroni të sosurit’ e jetësë, t’u gjani ndë besë.


Sepse juvet u duhetë durim, që të bëni thelimën’ e Perndisë, e të mirri të taksuritë.


Këjo është ajo e taksurë, që u taksi juvet ai, jetën’ e pasosurë.


Ndë punëra jo të mpitë, të ngrohëtë ndë Shpirt, kur të punojmë navet Zotnë.


Për atë shumë punëra kemi për të thënë nevet, e të zahmeçime me të ksijisurë, sepse jini bërë të gurëtë ndë veshë.


Pra andaj më tepër, vëllazër, nxitoni ta bëni të vërtetë të thirrturitë, e të cgjedhuritë tuaj, sepse kur të bëni kështu, do të mos fëjeni kurrë.


Se e diji që dhoqimia e besësë suaj bie durimnë.


Andaj edhe nevet si kemi rrotullë kaqë mjergullë të madhe të martirëvet, le të çkarkonemi nga çdofarë barre e nga faji që na gjëndetë rrotullë, e le të ecëjmë me durim nd’udhë që është përpara nesh.


Nukë janë të gjithë Shpirtëra të shërbesësë, që dërgonenë për të shërbierë, për ata që duanë të klironomisjënë sotirinë?


E të jetë baba ature të prerëvet, që nukë kanë vetëmë të prerëtë, po ecëjënë edhe pas gjurmëvet të besësë, Avraamit babait sonë, që kish edhe pa prerë.


Mb’ata që me durim tek bëijnë punët’ e mira, kërkoijnë lëvdim e nder e të pavdekurë (do t’apë) jetë të pasosurë.


Kush bie jetërinë ndë skllavi, ndë skllavi vete edhe ai; kush vret me thikë, duhetë të vritetë edhe ai me thikë; këtu qëndron durimi edhe besa e shënjtorëvet.


Ata me besë mundnë mbretërira, bënë të drejtënë, muarrë të taksuratë, thurë gojët’ e leondarëvet.


E ashtu ai tuke duruarë me zëmërë të gjerë, e mori të taksuritë.


Kaqë sa edhe nevet vetë mburremi ndë qishëra të Perndisë për durim tuaj, e për besë ndë mes të gjithë së ndjekuravet suaj, e të shtrëngimevet që duroni.


E ajo që ra mbë dhe të mirë shënon ata, që të tillëtë si digjojënë me zëmërë të mirë, mbajënë fjalënë që digjojënë, e bëjënë farë me anë të durimit.


Unë jam Perndia i Avraamit, edhe Perndia i Isaakut, edhe Perndia i Iakovit. Nuk’ është Perndia, Perndi e së vdekuret, po e së gjallëvet.


Kurdo kujtonemi punën’ e besësë suaj, e mundimn’ e dashurisë, e durimn’ e shpëresësë të Zotit sonë Iisu Hristoit, përpara Perndisë e Babait sonë.


E erdhi koha që vdiqi i varfëri, e e shtijnë Ëngjëjtë atë ndë gji të Avraamit. E vdiqi edhe i pasuri, e e kallë ndë varr.


E zot’ i tij u përgjegj, e i tha atij: Kopil i keq edhe i përtuarë, ti dije se unë kuarr atje që nukë mbolla, e mbëjedh atje që nukë përhapa.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite