1 Andaj edhe nevet si kemi rrotullë kaqë mjergullë të madhe të martirëvet, le të çkarkonemi nga çdofarë barre e nga faji që na gjëndetë rrotullë, e le të ecëjmë me durim nd’udhë që është përpara nesh.
Tuke mbajturë e tuke dëftuarë fjalën’ e jetësë për mburrëci time, ndë ditë të Krishtit, që nukë kam ecurë mbë të mbrazëtë, e nukë punova mbë të mbrazëtë.
Rriji zgjuarë mbë vetëhe tuaj, të mos u rëndonenë zëmëratë tuaj mbë të pirë, e mbë të dejturë, e mbë silloi të kësaj jetet, e ju vijë sipër mbi ju me ksafni ajo ditë.
Kur kemi adha, o të dashurë këto të taksura, le të qërojëmë vetëhenë tonë nga çdofarë moli të kurmit edhe të Shpirtit, e le ta bëjmë mbë të sosurë Shënjtërinë tonë me frikë të Perndisë.
Sepse ruajte porsin’ e durimit sim, edhe unë do të të ruaj ti nga sahati i pirasmoit, atij që ka për t’ardhurë mbi gjithë dinia, të gucitjë ata që janë mbi dhe.
Me anë të Silluanoit, vëllait së besësë, u kam shkruarë, më duketë, me pak fjalë për të dhënë juvet nasihat, e për të martirisurë që këjo është dhurëti e vërtetë e Perndisë, që qëndroni mbë të pa luajturë.
Unë Ioanni, vëllai juaj, e shoku juaj mbë shtrëngim, e mbë mbretëri, e mbë durim të Iisu Hristoit, u gjëndçë ndë nisi që quhetë Patmo, për fjalë të Perndisë e për martiri të Iisu Hristoit.
Kush bie jetërinë ndë skllavi, ndë skllavi vete edhe ai; kush vret me thikë, duhetë të vritetë edhe ai me thikë; këtu qëndron durimi edhe besa e shënjtorëvet.
E vajta sikundrë më apokalipsi Perndia, e u molloisa ature Ungjillë që dhidhaks ndë fili të tjera, e më tepër ature që dukishnë më të nderçurë, se mos ecëj, a mos eca mbë të mbrazëtë.