Ai sepse qe drit’ e nderit e haraktiri i së qënit së tij, si pruri të gjitha me fjalën’ e fuqisë tij, tuke bërë me vetëhe të tij të qëruaritë e fajevet sona, ndënji mb’anë të djathëtë të madhëcisë mbë të larta.
Sepse çdo Arhieref që mirretë nga njerëzitë e vihetë (Arhieref) për të mirë të njerëzet mbë gjith’ ato punë që duhetë të bënenë mbanë Perndisë, që të bjerë dhurëtira, kurbane për faje.
Ai nukë ka hri si ata Arhierejtë, që të bëjë kurban përdita më përpara për faje të tij, e pastaje për (faje) të llaoit; sepse këtë e bëri ai një herë, kur pru (kurban) vetëhen’ e tij.
Sa më shumë gjaku i Krishtit, që ai me anë të Shënjtit Shpirt pru vetëhen’ e tij të pakatigori te Perndia, do të qërojë sinidhisnë tënë nga punët’ e mortit, që të punojmë Perndin’ e gjallë?