Vështroni të mos katafronisni ndonjë nga këta të vogjëlitë, se u thom juvet, që Ëngjëllit’ e ture ndë Qiell kurdo shohënë faqen’ e jatit sim, që është ndë Qiell.
E ja, u gjënd atje Ëngjëlli Zotit e një dritë llampsi ndë shtëpi. E si i ra Petrosë ndë brinjë, e ngrijti atë, e i tha: Ngreu me të shpejta. E i ranë zinçirëtë nga duart’ e tij.
E tek mëndonej këto me vetehë të tij, na e ju duk atij mbë gjumë Engjëll’ i Zotit, e i tha: Iosif, i biri Dhavidhit, mos u friko të març me vetëhe gruanë tate Marianë. Se ajo që u bë nde ajo, është nga Shënt Shpirt.
E pasi iknë ata, ja, Ëngjëll’ i Zotit ju duk ndë ëndërë të Iosifit, e i tha: Ngreu e merr djalënë edhe mëmën’ e tij, e ikë ndë Egjipto, e rri atje, ngjera sa të të thom unë, sepse Irodhi do të kërkojë djalënë ta vrasjë.
E vura re, e ja ndë mes të fronit, e ndë mes të kafshëvet, e ndë mes të pleqet një qengj që rrij mbë këmbë posi i therturë, që kish shtatë brira e shtatë si, që janë të shtatë Shpirtëret’ e Perndisë të dërguaratë mbë gjithë dhe.
Mb’ata qe cbuluarë, që ata jo për vetëhe, po për nevet qenë shërbëtorë ature punëravet, që ndashti u rrëfienë mbë juvet nga ata që u dhidhaksnë Ungjillë juvet me anë të Shënjtit Shpirt, të dërguarinë nga Qielltë, që mb’ato punëra dëshërojënë Ëngjëjtë të shohënë me si.
Ahiere do të thotë mbreti nd’ata që janë mb’anë të djathëtë të tij: Ejani juvet të bekuarit’ e jatit sim, trashëgoni mbretërinë, që është bënë gati për juvet, pa bën’ edhe këjo dinia.
E silloisa që duhetë pajetërë të dërgoj mbë ju Epafrodhitonë, vëllanë tim, e shoknë, e trimnë me mua bashkë, e Apostolinë tuaj, e atë që ka vëjierë mua ndë hrira.
Sepse shërbesëja e kësaj mblatet së Shënjtëruarë, nukë mbush vetëmë të lipsurit’ e shumë Shënjtorëvet, po edhe tepëron me lëvdim të shumëvet që bëjënë te Zoti.
Sepse u pëlqeu këjo, edhe u janë ature borçli, sepse nd’është që u bënë shokë Ethnikotë me ata ndë punëra të Shpirtit, duhetë të shërbejënë ata edhe ndë punëra të kurmit.
Që të jem unë shërbëtuar i Iisu Hristoit mb’anë të filivet, të punoj si prift Ungjilln’ e Perndisë, që të dheksetë mblata e filivet, e të shënjtëronetë me anë të Shënjtit Shpirt.
E do të dërgojë Ëngjëllit’ e tij me zurna që ka zë të madh, e do të mbëjedhënë të zgjedhurit’ e tij nga të katër erëtë, nga anët’ e Qiellvet, ngjera ndë tjetërat’ anët’ e ture.
Ashtu edhe juvet burratë, rroni me urtëci bashkë me gra, si me enë më të smundurë; epni nder (e kurcim) si klironomë që jini me to bashkë dhurëtisë së jetësë, që të mos u mbodhisenë të falatë tuaj.
Digjoni, o vëllazërit’ e mi të dashuritë, nukë ka cgjedhurë Perndia të varfërit’ e kësaj jetet, të pasurë ndë besë e klironomë të mbretërisë që ka taksurë ature që e duanë atë?
E ndë jemi djelm, jemi edhe pjesëtarë, pjesëtarë të Perndisë, e pjesëtarë bashkë me Krishtinë. Po nd’është që besojëmë me të bashkë, që edhe të lëvdonemi me të bashkë.
E tek dolli ai të mirr udhë, u lëshua një me vrap, e i ra mbë këmbë, e e piet atë, e i thosh: Dhaskal i mirë, ç’të bëj të marr pjesë jetën’ e pasosurë?
Qish do të shpëtojëmë nevet ndë mos silloiçim gjë për një kaqë të madhe sotiri? Që ajo nisi të rrëfenej nga Zoti, e na u veveos nevet nga ata që e digjuanë me veshë.