Sepse për këto punëra di mbreti, e përpara atij flas me tharos, sepse nukë besoj që të jetë e fshehurë tek ai ndonjë nga këto punëra, sepse këjo nuk’ u bë ndë ndonjë qoshe.
Edhe ndë paça profiti e të shoh gjithë të fshehuratë, e gjithë të dijturitë, e ndë paça gjithë besënë, sa që të tund maletë, e dashuri të mos kem, nukë jam fare gjë.
E gjau pas tri ditet të thërrit Pavllua ata që qenë të parë ndë çifut. E si u mbëjodhë ata, u thosh ature: O njerëz vëllazër, unë ndonëse nukë bëra ndonjë punë kondrë llaoit a kondrë adetevet së baballarëvet, më dhanë lidhurë nga Ierusalimi ndë duar të Romanëvet.
Për këtë të taksurë të dimbëdhjetë filitë tona tuke punuarë gjithënjë nat’ e ditë Perndinë, kanë omuth t’arrijënë. Për këtë omuth, o mbret Agripë, kallëzonem nga çifutë.
E për punë të këtij nukë kam ç’të vërtetë t’i shkruaj Zotit, e andaj e pruva atë përpara juvet, edhe më tepër përpara teje, o mbret Agripë, që si ta pietjëjëmë, të kem ç’t’i shkruaj.
E Pavllua, si i bëri noimë Igjemoni të flit, u përgjegj, e tha: Si e di që urdhëron ti këtë fili që shumë motet, përgjegjem për vetëhe time me zëmërë të gëzuarë.
Ndashti këta kanë digjuarë për ti, që dhidhaks gjithë çifutë që gjëndenë ndëpër filira, të largonenë nga Moisiu, tuke thënë të mos bëjënë ata djelmtë sunet, edhe të mos rrojënë sikundrë kishnë adetetë.