Përveçe të biri sikundrë kërkon Ungjilli i Krishtit, që ja të vij unë e t’u shoh juvet, ja për së largut të digjoj për juvet të thonë, që qëndroni pa luajturë, ndë një Shpirt e ndë një zëmërë, tuke punuarë gjithë bashkë ndë besë të Ungjillit.
E turmës’ e ature që kishnë besuarë, ish zëmëra edhe Shpirti një; e s’qe ndonjë që të thosh nga plashkat’ e tij: është imea, po qenë të gjitha të turetë të gjithëvet bashkë.
Se Pavllosë i pëlqeu të shkon ndëpër anë t’Efesosë që të mos i bënej atij të mënuarë nd’Asi; sepse nxitonej, nd’ish kollaj ditën’ e Pendikostisë të gjëndej nd’Ierusalim.
E ata si digjuanë këtë gjithë me një zëmërë ngrijtinë zënë te Perndia, e thanë: O Zot, ti Perndia që bëre Qiellnë edhe dhenë, edhe Detnë, edhe gjithë sa janë mb’ato.
Po si të vijë Shënjti Shpirt mbë juvet do të mirri prei si fuqi; e do të jini martirë të mitë edhe ndë Ierusalim, edhe ndë gjithë Iudeë, e Samarië, edhe ngjera mb’anë të dheut.