4 Edhe Pavllua u tha: Ioanni pagëzoi pagëzim të metanisë, e tha ndë llao, të besojnë mb’atë që vjen pas tij, domethënë mbë Iisu Hristonë.
Se Ioanni pagëzoi me ujë, e ju do të pagëzoneni me Shpirt Shënjt, ndashti pas pak ditet.
E më erdhi ndë fiqir fjala e Zotit, kur thosh, që: Ioanni pagëzoi me ujë, ma juvet do të pagëzoneni me Shpirt Shënjt.
Ai që është pas meje, që ai është bërë më përpara nga meje, që un’ atij nukë jam i zoti t’i zgjidh rripat e opingavet së tij.
Kij erdhi për martiri, të martirisjë për dritë, që të besojënë gjithë me anë të tij.
Ioanni ep martiri për atë, e thërret e thotë: Kij ish ai që për të thaçë: Ai që do të vijë pas meje, u bë përpara mejet, se ishte i pari im.
Edhe Ioanni u përgjegj, e u tha ature: Unë pagëzoj nd’ujë, po ndëpërmes tuaj është një që juvet s’e njihni.