E si digjuanë ata këto, shtoi e tha një paravoli, sepse ishte ai afër Ierusalimit, e sepse besoijn’ ata se atë çast duaj të çfaqej mbretëria e Perndisë.
E si rrij ai sipër ndë mal të ullinjet, erdhë nde ai mathititë vetëmë, e i thanë: Thuajna nevet kur do të jenë këto? Edhe cili është nishani të s’ardhurit sate, edhe të së sosurësë jetësë?
Edhe ai i tha asaj: Ç’do? I thot’ atij: Porsit, që të rrinë këta djelmt’ e mi të di, njëri mb’anë të djathëtë tënde, e tjatëri mb’anë të mëngjërë, ndë mbretëri tënde.
Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Ilia vjen përpara, e vë gjithë punëratë mb’udhë, e sikundr’ është shkruarë për të bir’ e njeriut, do të pësojë shumë e do të ksenderonetë.