19 E këjo punë u digjua ndë gjith’ ata që rrijnë ndë Ierusalim, kaqë që ja vunë ëmërinë arësë Aqeldhama ndë gjuhë të ture, që domethënë: Ar’ e gjakut.
E si i dha ai urdhër, qëndroi Pavllua ndë shkallë, e bëri shëj llaoit me dorë. E si u bë pushim i madh, atëherë foli ndë gjuhë të Çifutet, e tha:
Njerëz Israilit, digjoni këto fjalët’ e mia: Iisunë Nazoreonë, njeri dëftuarë ndë juvet nga Perndia me punëra të mëdha, e me çudira që bëri Perndia me anë të tij, përpara sivet suaj, sikundrë e dini edhe juvet.
Edhe ata si muarë asprëtë bënë sikundr’ i mpsuanë, e dolli këjo fjalë nga çifutë ngjera sot.
Pra andaj i thon’ asajt aret ngjera sot Ar’ e gjakut.