E psalljënë psallmodhi të re, e thoshnë: I zoti je të març kartënë e të hapç vulat’ e saj, sepse u there, e na bleve te Perndia nevet me gjak tënd, nga çdofarë filiet, e gjuhet’, e llaoit, e miletit.
E pas kësuresh digjova zë të madh si një turmësë madhe ndër qiell, që thosh: Allilluia. Shpëtimi, edhe lëvdimi, edhe nderi, edhe fuqia mbë Perndinë tënë.
Tuke thënë: Vërtet. Bekimi edhe lëvdimi, edhe sofia, edhe efharistia, edhe nderi, edhe të fortëtë, edhe kuveti, mbë Perndinë tënë mbë jetë të jetëvet. Ashtu qoftë!
E vura re, e ja ndë mes të fronit, e ndë mes të kafshëvet, e ndë mes të pleqet një qengj që rrij mbë këmbë posi i therturë, që kish shtatë brira e shtatë si, që janë të shtatë Shpirtëret’ e Perndisë të dërguaratë mbë gjithë dhe.
E do t’i falenë asaj gjith’ ata që rrinë mbi dhe, ëmëret’ e ature nukë janë shkruarë ndë kartë të jetësë të qengjit që është therturë që nga nisëja e jetësë.
E gjithë punërat’ e bëra që janë ndër qiell, e mbi dhe, e ndënë dhe, e ndë det, sa janë e sa gjëndenë ndë këto vëndëra të gjitha i digjova që thoshnë: mb’atë që rri ndë fron e mbë qengjnë bekimi, edhe nderi, edhe lëvdimi, edhe mbretëria, ndë jetë pas jetet.
E poqë mori kartënë, të katër kafshëtë e të njëzet e katër pleqtë ranë përmbis përpara qengjit e kishnë cilido qithara e kupa t’arta plot me mirudhira. Ato janë të falat’ e Shënjtorëvet.
E këndoijnë këngën’ e Moisiut, ropit Perndisë, edhe këngën e qengjit, e thonë: Të mëdha e të çuditëçim janë punët’ e tua, o Zot, o Perndi fuqimadh; të drejta e të vërteta janë udhët’ e tua, o mbret i Shënjtorëvet.