Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Apolalipsi 4:1 - Dhjata e Re 1827

1 Pastaje paçë, e ja, një portë e hapëtë ndër qiell, e zëri i parë që digjova posi i zurnasë, që kuvëndon me mua, e më thosh: Hipë këtu, e do të të dëftoj tij punëtë që do të të gjajënë pastaje.

Gade chapit la Kopi




Apolalipsi 4:1
21 Referans Kwoze  

E digjuanë një zë të madh nga qielli, që u tha ature: Hipëni këtu; e hipnë ndë qiell mbë një mjergullë; e i panë ata armiqt’ e ture.


Shkruaj ato punëra që pe, edhe ato që janë, edhe ato që do të bënenë pasandaje.


Qeshë mbë Shpirt, ndë ditë të së dielësë, e digjova prapa meje një zë të madh si të zurnasë.


E atë çast si dolli nga ujëtë, pa Qielltë që u hapnë, edhe Shpirtinë që zbriti mbë të posi Pëllumbë.


E më thotë mua: Këto fjalë janë të besuara e të vërteta. E Zoti Perndia i Shënjtorëvet profitet dërgoi ëngjëllin’ e tij t’u dëfton ropet së tij ato punëra që duheshnë të bënishnë shpejt.


E ëngjëlli i shtati derdhi kupën’ e tij ndë erë; e dolli një zë i madh nga naoi i qiellit, nga froni, e thosh: U bë.


Ma kur të vijë ai, Shpirti i së vërtetësë, do t’u dëftojë juvet gjithë të vërtetënë, sepse do të mos thotë nga vetiu, po do të thotë gjith’ ato që do të digjojë, e do t’u dëftojë juvet gjith’ ato që do të vijënë.


E gjau si u pagëzuanë gjithë llaoi, u pagëzua edhe Iisui, e si u fal, të hapej Qielli.


E sheh Qiellnë hapëtë, edhe një enë që zbrit tek ai posi një çarçaf i madh, lidhurë mbë katër anë, e bij mbë dhe.


E si u pagëzua Iisui, dolli atë çast nga ujëtë, e ja e ju hapnë Qielltë, e pa shpirtin’ e Perndisë, që zbriti posi pëllumbë e erdhi mbë atë.


E u ktheçë të shohë zënë që kuvëndon me mua, e tek u rrotulluaçë paçë shtatë lihni t’arta.


E u hap naoi i Perndisë ndër qiell, e u duk qivotoja e dhiathiqisë tij, ndë nao të tij; e u bënë vetëtima, e të thirrtura, e gjëmime, e tërmete, e breshër i madh.


E paçë qiellinë hapurë, e ja një kalë i bardhë; e ai që ish hipurë mbi të, quhej i besësë e i vërtetës, e gjukon me të drejtë, e lëfton.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite