Pastaj paçë, e ja një turm’ e madhe, që nukë mund ta nëmëron atë njeri, nga çdo milet, e fili, e llao, e gjuhë, që rrijnë përpara fronit e përpara qengjit, veshurë rroba të bardha, e me finiqe mbë duar të ture.
Ai që të mundjë, kij do të vishetë ndë rroba të bardha, e do të mos ja shuaj ëmërin’ e tij nga kart’ e jetësë, e do të rrëfej ëmërin’ e tij përpara babait sim, edhe përpara Ëngjëjet së tij.
E u dhanë rroba të bardha mbë cilëdo asuresh, e u tha ature që të prëhenë edhe pakëzë kohë, ngjera sa të mbushetë nemuri i shokëvet së ture, edhe vëllazëret së ture, që duanë të vritenë si edhe ata.
E rrotullë fronit njëzet e katër frone; e mbi frone paçë të njëzet e katër pleqtë që rrijnë, e qenë veshurë me rroba të bardha, e mbë krerë të ture kishnë korona t’arta.
Të ap tij nasihat që të bleç nga meje ar të shkuarë e të dhoqimasurë nga zjari, që të bëneç i pasurë, edhe rroba të bardha, që të visheç, që të mos të duketë turpi i së shveshurit sate, e liej me alifí sit’ e tua, që të shohç.
E atë çast u bë një tërmet i madh, e ra e dhjetët’ e qutetit; e u vranë ndë tërmet ëmërë shtatë mijë njerëzet, e të tjerët’ u frikuanë, e dhanë lëvdim Perndisë qiellit.
Që më thosh: Unë jam Allfaja edhe Omegaja, i pari edhe i pastajmi. Edhe atë që sheh, shkruaje ndë kartë, e dërgoje ndë Qishëra t’Asisë, nd’Efeso, ndë Ismir, ndë Pergamo, ndë Thiatirë, ndë Sardhë, e ndë Filladhellfi, e ndë Llaodhiqi.
Këta janë ata që nukë janë molepsurë me gra; sepse janë partheno. Këta jan’ ata që venë pas qengjit tekdo që vete. Këta janë blerë nga njerëzitë protollogo të Perndisë e të qengjit.