2 E ndë mes të rrugësë saj e të lumit mbë të di anëtë, lisi i jetësë, që bën dimbëdhjetë pemmë, mbë çdo muaj ep nga një pemmë të tij. E fletat’ e lisit (janë) për jatri të miletevet.
Kush ka veshë le të digjojë atë që thotë Shpirti mbë qishëra; atij që mund do t’i ap të hajë nga druri i jetësë, që është ndë mes të Paradhisit së Perndisë.
E ndë heqtë njeri nga fjalët’ e profisisë kësaj kartet, do të heqjë Perndia pjesën’ e tij nga kart’ e jetësë, edhe nga quteti shënjt, edhe nga ato që janë shkruarë ndë këtë kartë.
Shpirt’ i Zotit mbi mua, pra andaj më hrisi; të vangjelis të varfëritë më ka dërguarë, të shëroj ata që kanë zëmërënë copa-copa, të dëftej skllevet shpëtimn’ e ture, e të verbëret që t’u hapenë sitë, e të lefteros ata që janë ndë shtrëngim.