Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Apolalipsi 22:1 - Dhjata e Re 1827

1 E më dëftoi mua një lumë të kulluarë të ujit së gjallë, të llampsurë posi kristal, që dilte nga froni i Perndisë e qengjit.

Gade chapit la Kopi




Apolalipsi 22:1
30 Referans Kwoze  

Sepse qengji që gjëndetë ndë mes të fronit do të qiverrisjë ata e do t’i bjerë ata ndë kronjër t’ujëravet së gjalla, e do të thajë Perndia gjithë lotë nga sit’ e ture.


Ma cilido që të pijë nga ata ujë që t’i ap unë atij, do të mos ketë et ndë jetë të pasosurë. Po ujëtë që do t’i ap unë atij, do të bënetë nde ai rrjedhëjë ndë jetë të pasosurë.


E më tha mua: U bë. Unë jam Allfaja edhe Omegaja, nisëja edhe sosëja. Unë do t’i ap atij që ka et dhurëti nga kroi i ujit së gjallë.


E Shpirti e nusea thonë: Eja. E kush digjon, le të thotë: Eja. E kush ka et, le të vijë. E kush të dojë, le të marrë ujë të jetësë dhurëti.


Ai që të mundjë, do t’i ap atij të rrijë me mua bashkë ndë fron tim, sikundrë munda edhe unë, e ndënja bashkë me babanë tim ndë fron të tij.


E si hipi ai adha mb’anë të djathëtë të Perndisë, e si mori të taksurit’ e Shënjtit Shpirt nga babai, e derdhi këtë që shihni juvet ndashti e digjoni dhurëti.


E ajo kish të llampsurit’ e Perndisë; e drita e saj gjan mbë një gur të pançmuarë, posi mbë gur Iaspidh, posi kristal.


Ma kur të vijë Paraklitoi, që do t’u dërgoj unë juvet nga babai (Shpirti i së vërtetësë që ekporepsetë nga babai), ai do të a pë martiri për mua.


E gjithë punërat’ e bëra që janë ndër qiell, e mbi dhe, e ndënë dhe, e ndë det, sa janë e sa gjëndenë ndë këto vëndëra të gjitha i digjova që thoshnë: mb’atë që rri ndë fron e mbë qengjnë bekimi, edhe nderi, edhe lëvdimi, edhe mbretëria, ndë jetë pas jetet.


E vura re, e ja ndë mes të fronit, e ndë mes të kafshëvet, e ndë mes të pleqet një qengj që rrij mbë këmbë posi i therturë, që kish shtatë brira e shtatë si, që janë të shtatë Shpirtëret’ e Perndisë të dërguaratë mbë gjithë dhe.


Apokalipsi Iisu Hristoit, që ja pat dhënë atij Perndia t’u dëftojë ropet së tij ato punëra që duhetë të bënenë shpejt. E ai si i dërgoi me anë të Ëngjëllit së tij i shënoi mbë ropn’ tij e tij Ioannë.


E erdhi tek unë një nga të shtatë ëngjëitë që kishnë të shtatë kupëtë të plotatë me të shtatë plagë të pastajme, e kuvëndoi me mua, e më tha: Eja të të dëftoj gruanë, nusen’ e qengjit.


E më thotë mua: Këto fjalë janë të besuara e të vërteta. E Zoti Perndia i Shënjtorëvet profitet dërgoi ëngjëllin’ e tij t’u dëfton ropet së tij ato punëra që duheshnë të bënishnë shpejt.


Nd’u nderua Perndia mbë të, edhe Perndia do ta nderojë atë mbë vetëhe të saj, e atë çast do ta nderojë atë.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite