Sepse këjo është dhiathiqi që do të bëj mbë shtëpi të Israilit pas ature ditet, thotë Zoti, do të vë nomet’ e mi ndë mënd të ture, e do t’i shkruaj ato mbi zëmërë të ture; e do të jem Perndi e ture e ata do të jenë llaoi im.
E digjova zë të madh nga qielli, që thosh: Ja tenda e Perndisë bashkë me njerëz, e do të rrijë me ta bashkë, e ata do të jenë llaot’ e tij, e ai vetë Perndia do të jetë me ata Perndi e ture.
Ahiere do të thotë mbreti nd’ata që janë mb’anë të djathëtë të tij: Ejani juvet të bekuarit’ e jatit sim, trashëgoni mbretërinë, që është bënë gati për juvet, pa bën’ edhe këjo dinia.
Ai që ka vesh, le të digjojë ç’thotë Shpirti ndë qishëra; atij që të mundjë do t’i ap të hajë nga Mana e fshehurë, e do t’i ap atij një halik të bardhë, e mbi halik ëmër të ri shkruarë, që s’e njeh njeri, veçe atij që e merr.
E cilido që la shtëpira, a vëllazër, a motra, a baba, a mëmë, a djelm, a ara, për ëmër tim, njëqind për një do të marrë, edhe jetë të pasosurë do të klironomisjë.
Kush ka veshë le të digjojë atë që thotë Shpirti mbë qishëra; atij që mund do t’i ap të hajë nga druri i jetësë, që është ndë mes të Paradhisit së Perndisë.
E tek dolli ai të mirr udhë, u lëshua një me vrap, e i ra mbë këmbë, e e piet atë, e i thosh: Dhaskal i mirë, ç’të bëj të marr pjesë jetën’ e pasosurë?
Edhe zot’ i tij i tha atit: Aferim, kopil i mirë edhe i besuarë. Ndë të paka u bëre i besuarë, ndë të shuma do të besoj. Hirë brënda ndë gëzim të zotit sit.
E çfarë mbëjedhëjë ka qisha e Perndisë me idhollë? Sepse juvet jini qishë e Perndisë gjallë. Sikundrë tha Perndia, që do të rri brënda mbë ta, e do të ecëj mb’ata, e do të jem Perndia e ture, e ata do të jenë llaoi im.