Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Apolalipsi 21:5 - Dhjata e Re 1827

5 E ai që rrij mbë fron tha: Ja, unë i bëj të gjitha të ra. E më thotë mua: Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta e për të besuarë.

Gade chapit la Kopi




Apolalipsi 21:5
14 Referans Kwoze  

E kaqë që nd’është ndonjë mbë Krishtnë, ai është ktism’ e re. Punërat’ e lashta shkuanë, ja që u bënë të gjitha të ra.


E më thotë mua: Shkruaj: Lum ata që janë ftuarë ndë gosti të dasmësë qengjit. E më thotë mua: Këto fjalët’ e Perndisë janë të vërteta.


E më thotë mua: Këto fjalë janë të besuara e të vërteta. E Zoti Perndia i Shënjtorëvet profitet dërgoi ëngjëllin’ e tij t’u dëfton ropet së tij ato punëra që duheshnë të bënishnë shpejt.


E paçë një fron të madh të bardhë, edhe atë që rrij mbi të, që nga faqea e tij iku dheu edhe qielli, e më s’u duknë.


E me të shpejtë u rrëmbieç nga Shpirti, e ja, që një fron qe ngrehurë ndë qiell, e mbi atë fron rrij një.


E tek ipnë kafshëtë lëvdim, e nder, e efharisti atij që rrij mbë fron, e që rron mbë jetë të jetëvet.


Shkruaj ato punëra që pe, edhe ato që janë, edhe ato që do të bënenë pasandaje.


Që më thosh: Unë jam Allfaja edhe Omegaja, i pari edhe i pastajmi. Edhe atë që sheh, shkruaje ndë kartë, e dërgoje ndë Qishëra t’Asisë, nd’Efeso, ndë Ismir, ndë Pergamo, ndë Thiatirë, ndë Sardhë, e ndë Filladhellfi, e ndë Llaodhiqi.


E paçë mb’anë të djathëtë t’atij që rrij mbë fron, një kartë të shkruarë brënda, e jashtë vulosurë me shtatë vula.


Nga ajo adha që thotë: edhe një herë, dëfton të këmbieritë e ature punëravet që këmbenenë, si të bëra, që të mbetenë ato që nukë lozënë.


E ndë heqtë njeri nga fjalët’ e profisisë kësaj kartet, do të heqjë Perndia pjesën’ e tij nga kart’ e jetësë, edhe nga quteti shënjt, edhe nga ato që janë shkruarë ndë këtë kartë.


Po verën’ e re ndë kaçupe të ra duhetë të vëmë, e të dia do të ruhenë.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite