Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Apolalipsi 21:3 - Dhjata e Re 1827

3 E digjova zë të madh nga qielli, që thosh: Ja tenda e Perndisë bashkë me njerëz, e do të rrijë me ta bashkë, e ata do të jenë llaot’ e tij, e ai vetë Perndia do të jetë me ata Perndi e ture.

Gade chapit la Kopi




Apolalipsi 21:3
29 Referans Kwoze  

E çfarë mbëjedhëjë ka qisha e Perndisë me idhollë? Sepse juvet jini qishë e Perndisë gjallë. Sikundrë tha Perndia, që do të rri brënda mbë ta, e do të ecëj mb’ata, e do të jem Perndia e ture, e ata do të jenë llaoi im.


Ju përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Kush më do mua, do të ruajë fjalënë time, e babai im do ta dojë atë, e do të vijëmë nde ai e do të bëjëmë të ndënjuritë mbanë tij.


Sepse këjo është dhiathiqi që do të bëj mbë shtëpi të Israilit pas ature ditet, thotë Zoti, do të vë nomet’ e mi ndë mënd të ture, e do t’i shkruaj ato mbi zëmërë të ture; e do të jem Perndi e ture e ata do të jenë llaoi im.


Ma ndashti dëshërojënë një më të mirë, domethënë të Qiellit; andaj nukë ka turp Perndia të quhetë Perndi e ature, sepse i kish bërë ature gati qutet.


Pra andaj gjëndenë përpara fronit së Perndisë, e llatrepsjënë atë dit’ e natë ndë nao të tij; e ai që rri ndë fron do të rrijë mbi ta.


E do të jem babai juaj, e juvet do të më jini djelm e vashëza, thotë Zoti që mban gjithë botënë.


Ai që të mundjë do të marrë pjesë gjithë këto, e unë do t’i jem Perndi, e ai do të jetë mua bir.


E Fjala u bë njeri e ndënji mbë nevet ndë kurm të njeriut (e pam lëvdimn’ e tij, posi lëvdim të birit së vetëmë nga babai) plot me dhurëti e me të vërtetë.


E digjova zë të madh ndër qiell që thosh: Ndashti u bë shpëtimi, edhe fuqia, edhe mbretëria e Perndisë sonë, edhe urdhëri i Krishtit së tij; sepse u hodh poshtë kallëzeësi i vëllazëret sonë, ai që i kallëzon ata përpara Perndisë sonë dit’ e natë.


E zëri që digjova përsëri nga qielli kuvëndon me mua, e më thosh: Hajde e merr kartëzën’ e hapëtë që është ndë dorë të ëngjëllit që rri mbi det edhe mbi dhe.


E kur krienë jashtë zën’ e ture të shtatë gjëmimetë, unë rrijë për të shkruarë; e digjova një zë nga qielli që më thosh: Vulos ato që thanë të shtatë gjëmimetë, e mos i shkruaj ato.


Vetë Perndia, adha, e Babai inë, edhe Zoti inë Iisu Hristoi të na ndreqjë udhënë tënë të vijmë ndër juvet.


Liturgo të punëravet Shënjte e të tendësë vërtetë, që është ngrehurë nga Zoti, jo nga njeri.


As do të mos gjëndetë më çdo mallëkim; ma froni i Perndisë e i qengjit do të jetë mbë të; e shërbëtorët’ e tij do ta shërbejënë atë.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite