E u hodh poshtë ai dhrakoni i madh, ai gjarpëri i lashtë, që quhetë djall edhe Satana, ai që gënjen gjithë dhenë, u hodh mbë dhe; e bashkë me të u hodhë poshtë edhe ëngjëllit’ e tij.
Sepse djelmtë e kanë bashkë kurmnë edhe gjaknë, edhe ai mori pjesë nga të tilatë si edhe ata, që me anë të vdekëjësë, të prishte atë që kish mbretërin’ e vdekëjësë, domethënë djallinë.
E bisha që paçë qe mbë të gjarë posi pardhall; e këmbët’ e saj, posi këmbë ariut; e goja e saj, posi gojë liondarit; e dhrakoni i dha asaj fuqin’ e tij, edhe fron’ e tij, edhe urdhër të madh.
E kishnë për mbret të turënë Ëngjëllinë e Avisit; ëmëri i tij ndë gjuhë të Çifutet Avadhdhon, e ndë gjuhë të Gërqinjet e ka ëmërinë Apolion (Prishësi).
E cilido që la shtëpira, a vëllazër, a motra, a baba, a mëmë, a djelm, a ara, për ëmër tim, njëqind për një do të marrë, edhe jetë të pasosurë do të klironomisjë.
E ata që u mbuallë mb’anë t’ udhësë, jan’ ata që mbilletë fjala, po si e digjojënë, atë çast vjen satanai, e ua mer fjalënë që është mbjellë ndë zëmëra të ture.
E bishti i tij hiq të tretënë pjesë të ullet së qiellit, e i hodhi ata mbë dhe; e dhrakoni qëndroi përpara gruasë që duaj të pill, për të ngrënë djalën’ e saj kur ta pill.
E djalli që i gënjen ata u shti ndë gjol të zjarit e të shqufurit atje tek është bisha, edhe profiti gënjeshtjar; e do të mundonenë dit’ e natë ndë jetë pas jetet.