11 E paçë një fron të madh të bardhë, edhe atë që rrij mbi të, që nga faqea e tij iku dheu edhe qielli, e më s’u duknë.
E paçë një qiell të ri e një dhe të re; sepse qielli i parë edhe dheu i parë shkuanë; e deti më nuk’ është.
Po Qielltë që janë ndashti edhe dheu, me atë fjalë janë ruajturë, e mbahenë për zjar ndë ditë të gjuqit e të humbëjësë njerëzet së pabesë.
Edhe si të vijë i biri i njeriut me lëvdim të tij, edhe gjithë shënjtër ëngjëjitë me të bashkë, ahiere do të rrijë mbi fron të lëvdimit së tij.
Ma ti me zëmërënë tënde të pakthierënë, e me kokënë tënde të rëndë, mbëjedh mbë vetëhe tënde urgji ndë ditë t’urgjisë e kur do të çfaqetë gjuqi i drejtë i Perndisë.
Qielli edhe dheu do të ndërronenë, e fjalëtë e mia do të mos ndëronenë.
E nisitë iknë gjithë, e maletë nuk’ u gjëndnë.
E Qielli u përmbëjuadh posi karta që përmbëjidhetë e mbilletë, e çdo mal, e çdo nisi luajtinë nga vëndet’ e ture.
E ai e zuri dhrakonë, atë gjarpërin’ e lashtë, ai është djalli e satanai, e e lidhi atë një mijë vjet.
Po nukë mundnë, as u gjënd më vënd për ata ndër qiell.
E me të shpejtë u rrëmbieç nga Shpirti, e ja, që një fron qe ngrehurë ndë qiell, e mbi atë fron rrij një.
E paçë qiellinë hapurë, e ja një kalë i bardhë; e ai që ish hipurë mbi të, quhej i besësë e i vërtetës, e gjukon me të drejtë, e lëfton.
Pameta u thom juvet, se Tirosë edhe Sidhonësë do t’u jetë më leh ndë ditë të gjukimit, se juvet.
E ai që rrij mbë fron tha: Ja, unë i bëj të gjitha të ra. E më thotë mua: Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta e për të besuarë.