8 E mbë Ëngjëllin’ e qishësë i Smirnit shkruaj: Kështu thotë ai që është i parë edhe i pastajmë, e që u bë i vdekurë, e rron.
Unë jam Allfaja edhe Omegaja, nisëja edhe sosëja, thotë Zoti, ai që është, e ai që ish, edhe ai që është për t’ardhurë, ai që i mund gjithë.
Që më thosh: Unë jam Allfaja edhe Omegaja, i pari edhe i pastajmi. Edhe atë që sheh, shkruaje ndë kartë, e dërgoje ndë Qishëra t’Asisë, nd’Efeso, ndë Ismir, ndë Pergamo, ndë Thiatirë, ndë Sardhë, e ndë Filladhellfi, e ndë Llaodhiqi.
Mbë Ëngjëll të qishësë Efesosë shkruaj: Kështu thotë ai që mban mbë dorë të djathëtë të tij të shtatë ulltë, e ecën ndë mes të shtatë lihnivet t’arta.
Sepse Krishti për këtë vdiqi, edhe u ngjall e rron, që të urdhërojë edhe të gjallëtë edhe të vdekuritë.
Unë jam Allfaja edhe Omegaja, nisëja edhe sosëja, i pari edhe i pastajmi.