2 I di punët’ e tua, e mundimnë tënd, edhe durimnë tënd, e që nukë mund të duroç të këqinjtë; e që ke vënë mbë dhoqimí ata që thonë se janë Apostoj, e nukë janë; e i ke gjeturë ata gënjeshtjarë.
T’i di punërat’ e tua; ja, që kam vënë përpara teje një derë të hapëtë, e atë s’mund ta hapjë ndonjë; sepse ke pak fuqi, e më ruajte fjalënë time, e nuk’ arnise ëmërinë tim.
Ma binaja e paluajtura e Perndisë rri pa tundurë, që ka këtë nishan: I njohu Zoti ata që janë të tijtë. E le të jetë larg nga adhiqia cilido që zë ngoje ëmërin’ e Zotit.
E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Sardhit shkruaj: Kështu thotë ai që ka të shtatë Shpirtëret’ e Perndisë, e të shtatë ulltë; i di punët’ e tua, e qish ke ëmër të gjallit, e je i vdekurë.
Sepse nuk’ ësht’ adhiko Perndia, që të harojë punëratë tuaj, e mundimn’ e dashurisë që kini dëftuarë për ëmër të tij, me atë që shërbietë Shënjtorëtë, e më atë që i shërbeni.
Të mos jemi më foshnjë, e të furtunjasemi e të biremi këtu e këtje me çdofarë erë dhidhaskaliet, për të kthieratë e njerëzet, për dinakërira tek bie gënjeshtra.
I di punët’ e tua, edhe shtrëngimnë, edhe varfërinë, (ma je i pasurë) edhe vllasfimin’ e ature që thonë vetëhenë se janë Iudhej, e nukë janë, po janë mbëjedhëjë e Satanait.