E më thotë mua: Këto fjalë janë të besuara e të vërteta. E Zoti Perndia i Shënjtorëvet profitet dërgoi ëngjëllin’ e tij t’u dëfton ropet së tij ato punëra që duheshnë të bënishnë shpejt.
E digjova zë nga qielli, që më thosh mua: Shkruaj: Lum të vdekuritë, që vdesënë mbë Zonë që këtej e tutje. Vërtet, thotë Shpirti, që të prëhenë nga zahmetet’ e ture; sepse punët’ e ture venë pas suresh.
E kur krienë jashtë zën’ e ture të shtatë gjëmimetë, unë rrijë për të shkruarë; e digjova një zë nga qielli që më thosh: Vulos ato që thanë të shtatë gjëmimetë, e mos i shkruaj ato.
E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Filladhellfisë shkruaj: Kështu thotë Shënjti, i vërteti, ai që ka quçn’ e Dhavidhit, ai që hap e ndonjë s’e mbill, e që mbill’ e ndonjë s’e hap.
E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Sardhit shkruaj: Kështu thotë ai që ka të shtatë Shpirtëret’ e Perndisë, e të shtatë ulltë; i di punët’ e tua, e qish ke ëmër të gjallit, e je i vdekurë.
E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Thiatirësë shkruaj: Kështu thotë i biri i Perndisë, që ka sit’ e tij posi flakë të zjarit, e këmbët’ e tij gjajënë posi me orihallko.
Fjal’ e vërtetë është këjo. E këto punëra dua që t’i veveoç ti, që ata që besuanë mbë Perndinë të kenë mëntë ndë punëra të mira. Këto janë punërat’ e mira e të vëjiera ndë njerëz.
Apokalipsi Iisu Hristoit, që ja pat dhënë atij Perndia t’u dëftojë ropet së tij ato punëra që duhetë të bënenë shpejt. E ai si i dërgoi me anë të Ëngjëllit së tij i shënoi mbë ropn’ tij e tij Ioannë.
E erdhi një nga të shtatë ëngjëjtë që kishnë të shtatë kupatë, e kuvëndoj me mua, e më tha: Eja të dëftoj ti dëmn’ e kurvësë madhe, që rri mbi ujëra të shuma.
Sepse Perndia u vuri ndë zëmëra të ture të bëjënë atë që i pëlqen asaj, e të bëjnë një kshill, e t’apënë mbretërin’ e ture mbë bishënë, ngjera sa të sosenë fjalët’ e Perndisë.