E erdhi tek unë një nga të shtatë ëngjëitë që kishnë të shtatë kupëtë të plotatë me të shtatë plagë të pastajme, e kuvëndoi me mua, e më tha: Eja të të dëftoj gruanë, nusen’ e qengjit.
Ai që ka nusenë, dhëndër është; ma miku i dhëndërit që rri mbë këmbë për të digjuarë atij, mbushetë me gëzim për zë të dhëndërit. Kij adha gëzimi im ësht’ i sosurë.
E tek mëndonej këto me vetehë të tij, na e ju duk atij mbë gjumë Engjëll’ i Zotit, e i tha: Iosif, i biri Dhavidhit, mos u friko të març me vetëhe gruanë tate Marianë. Se ajo që u bë nde ajo, është nga Shënt Shpirt.
E atë çast u bë një tërmet i madh, e ra e dhjetët’ e qutetit; e u vranë ndë tërmet ëmërë shtatë mijë njerëzet, e të tjerët’ u frikuanë, e dhanë lëvdim Perndisë qiellit.