4 Këta janë ata që nukë janë molepsurë me gra; sepse janë partheno. Këta jan’ ata që venë pas qengjit tekdo që vete. Këta janë blerë nga njerëzitë protollogo të Perndisë e të qengjit.
E psalljënë psallmodhi të re, e thoshnë: I zoti je të març kartënë e të hapç vulat’ e saj, sepse u there, e na bleve te Perndia nevet me gjak tënd, nga çdofarë filiet, e gjuhet’, e llaoit, e miletit.
Kush më shërben mua, le të vijë pas meje; e atje që jam unë, atje do të jetë edhe ai që shërben mua. E kush të më shërbejë mua, do ta nderojë atë babai.
Këta do të lëftojënë me qengjnë, e qengji do t’i mundjë ata, sepse ai është Zoti i zotërinjet, e Mbreti i mbretëret; e ata që janë me të bashkë të thirrë e të cgjedhurë e të besësë.
Ma juvet, fili e cgjedhurë, Priftëri e mbretit, Milet i Shënjtëruarë, llao i fituarë nga Perndia, për të rrëfierë të miratë e atij që u thirri juvet nga errëcira ndë dritë të tij të çuditurënë.
Kini kujdes dha vetëhenë tuaj, edhe gjithë griqnë që u vuri mbë të juvet Shënjti Shpirt piskopë, të kullotni Qishën’ e Perndisë, që e ka fituarë me gjak të tij.
Ahiere do të gjajë mbretëria e Qiellvet me dhjetë vashëza të panjohurë burrë, që ato si muarrë llambadhat’ e ture, duallë të pritnë dhëndërinë përpara.
Se janë të dredhurë, që u lenë kështu nga barku i mëmësë, e janë të dredhurë, që u drodhë nga njerëzitë, e janë të dredhurë, që druadhë vetëhen’ e ture për mbretërin’ e Qiellvet. Ai që mund të hijë, le të hijë.
E ndë panigjir, e ndë qishë të prototokëvet, që janë shkruarë ndë Qiell, e mbë Perndinë gjukatësin’ e gjithëvet, edhe ndë shpirtëra të profitëvet së drejtë.